E paprecedentë: Këngëtarja e muzikës ‘rock’ Sophia Urista zhvishet dhe urinon mbi kokën e një fansi në koncert
Sophia Urista, këngëtarja kryesore e grupit “Brass Against”, ishte në mes të një interpretimi gjatë koncertit “Welcome to Rockville” në Daytona të enjten mbrëma, kur i njoftoi turmës se duhej të shkonte në tualet dhe mezi priste.
Në vend që të largohej nga skena ose të urinonte pantallonat e saj, 36-vjeçarja tërhoqi zvarrë një fans mashkull nga publiku, e bëri atë të shtrihej në skenë në një koncert në Daytona, Florida dhe u urinua mbi të.
Shfaqja e cila shkaktoi irritim bëri që një pjesëmarrëse e koncertit e quajtur Nicole Shields të telefononte 911 të shtunën dhe të raportonte incidentin te një polic i qarkut, duke thënë se fëmija i saj i mitur ishte dëshmitar i ngjarjes së paprecedentë në publik.
(Videoja më poshtë ka pamje të papërshtatshme dhe nuk preferohet për personat nën moshën 18-vjeçare)
Sipas të dhënave të Departamentit të Policisë së Daytona Beach të marra nga DailyMail.com, Shields ‘deklaroi se këngëtarja kryesore urinoi mbi dikë në skenë, ajo po pyeste nëse ka përmirësime [sic] për këtë pasi 16-vjeçarja e saj ishte atje dhe pa ngjarjen me sytë e saj”.
Zëdhënësi i policisë Messod Bendayan tha se hetuesit u përpoqën ta thërrisnin ankuesen dy herë, por nuk morën përgjigje. Për rrjedhojë, ndaj Uristës nuk u bë asnjë denoncim në polici dhe asnjë akuzë në pritje.
Sipas ligjit të Floridas, ekspozimi i pahijshëm është një kundërvajtje e shkallës së parë që dënohet deri në një vit burg ose një gjobë prej 1000 dollarësh.
Urista, nga Nju Jorku, së pari u bë më e njohur pasi u shfaq në spektaklin e talenteve “The Voice” në vitin 2016.
