Xhensila nuk ndalet, ky është hapi i radhës i saj

Produktet e kujdesit ndaj lëkurës që Xhensila Myrtezaj lansoi javë më parë duket të jenë vetëm fillimi i produketeve dhe shërbimeve të brand-it.

Përmes rrjeteve sociale, ashtu siç kishte paralajmëruar në intervistë,këngëtarja e ka konfirmuar hapin e radhës.

“Silabel” do të vijë edhe si klinikë e bukurisë për të ofruar shërbime nga më të ndryshmet me teknologjinë më të fundit.

Një pjesë e teknologjisë dhe aparaturave do të jenë për herë të parë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin.

Ne i urojmë shumë suksese Xhensilës në këtë sipërmarrje të re .

Go to TOP