Nesër vazhdon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim

Të premten, më 5 nëntor 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet dita e dytë dhe e fundit e Takimit VII të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

Pas takimit, do të ketë konferencë për media nga dy bashkëkryesuesit e takimit, shkruan lajmi.net.

“Konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve: znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Romeo Franz”, njoftohet ndër të tjera.

Përgjatë ditës së parë të takimit, delegacioni i BE-së ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, ku është kërkuar nga Kosova që të ndërtohet besim me shtetet skeptike që janë pjesë e unionit.

Po ashtu, Raportuesja për Kosovën për Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ka thënë se parakusht për integrimin në BE për Kosovën dhe Serbinë është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. 

Go to TOP