Sara Hoxha nuk ia përtoi një përgjigje ndjekëses që e ‘ofendoi’ për pamjen e jashtme
Sara Hoxha është gjithmonë mjaft aktive në rrjete sociale teksa bashkëbisedon me ndjeksit për çështje të ndryshme.
Ajo është pyetur shpesh lidhur me tiparet e saj nëse i është nënshrtuar ndonjë operacioni plastik.
Me anë të videovë të ndryshme tëpublikuara në Instastory ajo ka rrëfyer se është natyrale dhe nuk ka realizuar asnjë operacion plastik.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës që fliste virtualisht me ndjekësit e saj, Sara u pyet: “S’di pse s’pe bon jawlinen (nofullën e poshtme) operacion edhe buzët pak. Shumë e fort ishe dokt”.
Sara publikoi një foto të vetes krahas së cilës, shkroi edhe përgjigjen: “Pse operacion kur kemi filtra më rrush?! Ça ke me jawlinen dhe buzët e mia kshu?”.
Javën e kaluar, kur një ndjekëse e pyeti nëse ka botoks në fytyrë, Sara zgjodhi që t’i përgjigjej me një foto të fytyrës së saj, pa filtra, në të cilën kishte rrudhur ballin për të treguar se deri më tani nuk ka prekur asgjë.

