Tragjedi në ShBA: Aktori Alec Baldwin vret aksidentalisht drejtoren e fotografisë gjatë xhirimeve
Një anëtare e ekipit xhirues ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi aktori Alec Baldwin shkrepi një armë gjatë gjirimeve të filmit “Rust” të enjten.
Drejtorja e fotografisë, Halyna Hutchins, 42 vjeçe, u dërgua në spital me helikopter dhe u shpall e vdekur nga mjekët në Spitalin Universitar të New Mexico-s, sipas zyrës së policisë në distriktin Santa Fe.
Drejtori Joel Souza, 48 vjeç, u dërgua në një spital tjetër për trajtim mjekësor. Hollësitë për gjendjen e tij nuk janë publikuar, shkruan CNN.
Incidenti ndodhi rreth orës 1 e 50 minuta të pasdites sipas kohës lokale, thanë hetuesit.
“Rust” është një film i tipit “Wester”, ku paraqitet një ngjarje e viteve 1880. Aty luajnë edhe Travis Fimmel e Jensen Ackles.
Deri më tani nuk është ngritur ndonjë akuzë, por zyra e policisë lokale tha se hetimi mbetet i hapur dhe aktiv.
Produksioni që po e xhironte filmin dhe një përfaqësues i aktorit që qëlloi me armë nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.
