Punëtorët teknik të shkollave fillore në Prishtinë nga nesër në grevë

Nga dita e nesërme, punëtorët teknik të shkollave fillore të komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë, si pasojë e mos ekzekutimit të pagave për muajin qershor.

Kështu bëri të ditur Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, pas takimit që pati me shoqatat sindikale të kësaj kategorie.

“Pas diskutimeve, në takim u mor vendim që nga dita e nesërme punëtorët teknikë të mos kryejnë shërbime dhe të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e pagesave. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës se pagat do të transferohen në llogaritë bankare të këtyre punëtorëve më së largu deri të hënën, më 03.08.2026”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Federate Sindikale. /Kosova.info/


Go to TOP