Aksident i rëndë në Portin e Durrësit: Kamionisti nga Kosova në gjendje kritike
Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën portuale të Durrësit, ku një kamionist ka pësuar lëndime të shumta, pasi u përplas nga një tjetër automjet i rëndë.
Të dhënat e para tregojnë se viktima, një shtetas nga Kosova, kishte dalë nga kamioni i tij në momentin që u godit befas nga një mjet tjetër transporti.
Goditja e fuqishme i shkaktoi plagë serioze dhe ai u dërgua me shpejtësi në qendrën spitalore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton Albeu.com
Siç raporton më tej kjo media duke iu referuar burimeve spitalore, gjendja e tij paraqitet kritike.
Forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar faktorët që sollën këtë aksident.
