Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizimin e shpejtë të institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Abdixhiku theksoi nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar se stabiliteti institucional është thelbësor për avancimin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e agjendës euroatlantike të vendit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj në përkrahjen e proceseve demokratike, perspektivës evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.


Go to TOP