Hamiti: Me VV-në e evet, Albin Kurti e ka paralizuar Kosovën

Profesori universitar, Muhameti Hamiti ka theksuar se Albin Kurti me Vetëvendosjen e kanë paralizuar Kosovën.

“Deputeti Albin Kurti është ushtrues detyre i Kryeministrit të Kosovës, ndonëse Kushtetuta jonë nuk i lejon deputetit të ushtrojë edhe funksion ekzekutiv në shtet. Deputetja Albulena Haxhiu është ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës; edhe kryetare e Kuvendit. Të dytë të VV-së. Kjo është gjendja e re normale në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Me Vetëvendosjen (VV) e vet, Albin Kurti e ka paralizuar shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës, e ka izoluar shtetin, i ka sjellë vendit tonë sanksione ndërkombëtare.

Megjithatë, ka vazhduar të marrë përkrahje elektorale edhe mbas bllokimit të funksionimit kushtetues të institucioneve kryesore të shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, pothuaj gjatë gjithë kohës në vitet 2025-2026.

Deputeti Albin Kurti është ushtrues detyre i Kryeministrit të Kosovës, ndonëse Kushtetuta jonë nuk i lejon deputetit të ushtrojë edhe funksion ekzekutiv në shtet.

Deputetja Albulena Haxhiu është ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës; edhe kryetare e Kuvendit. Të dytë të VV-së.

Kjo është gjendja e re normale në Kosovë.

Go to TOP