Konjufca reagon pas sulmit në Berlin: Kosova qëndron pranë popullit gjerman

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas sulmit të rëndë në Berlin, ku një grua vdiq dhe disa të tjerë u lënduan, pasi një person hyri me automjet në turmën e marshuesve në paradën e Krenarisë.

Konjufca ka shprehur trishtimin e tij të thellë për sulmin, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe ka uruar shërim të shpejtë e të plotë për të gjithë të plagosurit.

“Për urrejtjen dhe dhunën ekstremiste nuk mund të ketë vend në shoqëritë tona. Akte të tilla godasin lirinë dhe hapjen mbi të cilat varen shoqëritë demokratike”, ka shkruar Konjufca në një postim në platformën “X”.

Ai ka theksuar se Republika e Kosovës shpreh solidaritet të plotë me Gjermaninë dhe qëndron fuqishëm pranë popullit gjerman në këtë moment të vështirë. /Kosova.info/


Go to TOP