BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit në Prishtinë

Pas një edicioni të suksesshëm në Prishtinë, festivali i librit BookFest do të mbahet edhe në Gjilan. Edicioni i katërt i festivalit, i organizuar nga Libraria Dukagjini, do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 2 gusht në Albi Mall.

Gjatë dhjetë ditëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësi të përfitojnë zbritje deri në 50 për qind për një përzgjedhje të gjerë librash nga zhanre të ndryshme.

Përveç ofertave, BookFest do të sjellë edhe aktivitete interaktive si “Jump and Grab a Book” dhe “Lucky Bookmark”, ku pjesëmarrësit mund të fitojnë dhurata dhe shpërblime surprizë. Programi përfshin gjithashtu aktivitete kreative dhe argëtuese për fëmijë, duke e bërë festivalin një destinacion për të gjithë familjen.

Organizatorët ftojnë të gjithë të apasionuarit pas librit që të vizitojnë BookFest në Albi Mall në Gjilan dhe të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje kulturore, e cila synon të promovojë leximin dhe kulturën e librit. /Kosova.info/


Go to TOP