Baleti Kombëtar i Kosovës gati për prezantimin e “Carmina Burana” në Romë

Baleti Kombëtar i Kosovës ka zhvilluar provat përfundimtare në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza në Romë, duke finalizuar përgatitjet për prezantimin e shfaqjes “Carmina Burana”.

Me koreografi të Toni Candeloro, produksioni do të ngjitet në skenë sonte, më 18 korrik 2026, duke filluar nga ora 21:00, përpara publikut italian.

Prezantimi i kësaj vepre në Romë përfaqëson një moment të rëndësishëm për promovimin e artit skenik të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe dëshmon angazhimin e Baletit Kombëtar të Kosovës për të prezantuar krijimtarinë artistike në skena prestigjioze evropiane. /Kosova.info/


Go to TOP