Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur mëngjesin e sotëm lindjen e Turqisë, konkretisht provincën Malatya.

Sipas Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundja sizmike është regjistruar në orën 06:20 sipas kohës lokale, me epiqendër në distriktin Battalgazi dhe në një thellësi prej rreth 15.6 kilometrash, njofton AA.

Dridhjet janë ndjerë edhe në disa provinca përreth, përfshirë Elazıg, Adıyaman, Tunceli dhe Sanlıurfa.

Autoritetet turke bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima nga ky tërmet.

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, deklaroi se po monitorohen të gjitha raportimet nga terreni, por se aktualisht nuk janë konstatuar pasoja negative.


Go to TOP