Haxhiu: Kosova e ka përcaktuar qartë drejtimin e saj evropia
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njeherësh U. D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë në shënimin e fillimit të Presidencës së Irlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në fjalën e saj kryetarja Haxhiu theksoi se zgjerimi është çështje e besueshmërisë dhe sigurisë së Evropës.
Ajo shtoi se Kosova e ka përcaktuar qartë drejtimin e saj evropian, ka përmbushur përgjegjësitë e veta dhe meriton të gjykohet me të njëjtat standarde si vendet e tjera.
“Presidenca irlandeze mund të ndihmojë që zgjerimi të mbetet proces i besueshëm dhe që Kosova të mos mbetet peng i bllokadave politike që nuk varen nga përparimi i saj”, theksoi kryetarja Haxhiu. /Kosova.info/
