Mbyllet përkohësisht rruga `Bajram Bahtiri` për punime

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II”, do të ketë mbyllje të përkohshme për qarkullim të kësaj rruge.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 20 korriku deri më 11 gusht 2026.

Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë lutur për mirëkuptim dhe janë ftuar të përdorin rrugë alternative gjatë kësaj periudhe. /Kosova.info/

Go to TOP