Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Vjosa Osmani s’ka dilema

Për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dilema se cili mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është futbollist më i mirë.

Ajo u pyet dje se kë zgjedh mes argjentinasit dhe portugezit, dhe tha: “Definitivisht, për mua Ronaldo”.

Osmani tha se nuk “ia fal” Argjentinës eliminimin e Zvicrës, i cili sipas saj ishte “i padrejtë”.

“Thashë, nuk ia fali që e kanë eliminuar Granit Xhakën, se e ka merituar Zvicra me ec përpara”, tha ajo.

Në ndeshjen e sontme gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës, Osmani tha se është “definitivisht me Anglinë”.

Në Kampionatin Botëror 2026, ajo tha se e ka mbështetur SHBA-në, “për arsye që dihen”, si dhe Zvicrën, “për shkak të Granit Xhakës”.

Go to TOP