Ibrahim Sangare vazhdon me Nottingham Forest
Nottingham Forest pritet të zyrtarizojë një kontratë të re me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Ibrahim Sangare, një zhvillim që është mirëpritur shumë nga trajneri i ri i skuadrës, Oliver Glasner.
Sangare do të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin nga “City Ground”, e cila do ta mbajë atë në Nottingham deri në vitin 2029.
Kontrata aktuale e njëzet e tetë vjeçarit skadonte në vitin 2028, por paraqitjet e tij të mira në fanellën e Forest kanë bindur drejtuesit që t’i ofrojnë një marrëveshje të re.
Sangare iu bashkua Nottingham Forestit në vitin 2023 nga skuadra holandeze PSV Eindhoven, por fillimi i tij në Angli nuk ishte i lehtë. Mesfushori pati vështirësi për të siguruar një vend të rregullt në formacion, por më pas u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën, duke ndihmuar Forest ta konsolidonte pozitën në Premierligë.
Ai gjithashtu ishte pjesë e kombëtares së Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës 2026, ku luajti si titullar në tri nga katër ndeshjet e ekipit afrikan, i cili u eliminua në fazën e 1/32-tës nga Norvegjia.
Rinovimi i Sangare vjen në një moment të rëndësishëm për Nottingham Forest, pas largimit të mesfushorit Elliot Anderson, i cili u transferua te Manchester City.
