​Muja: Një shoqatë alarmoi se nga 2023 u dhjetëfishua importi i qumështit pluhur dhe trefishua vaji i palmës

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, u pyet lidhur me inspektimet që u bënë javën e kaluar në qumështoren VITA.

Mbi këtë temë, Muja tha: “Që nga fundit i vitit 2023 në Kosovë është dhjetëfishuar importi i qumështit pluhur, pra tri vite të importit rekord të qumështit pluhur. E dyta, shoqatat na kanë referuar, përdorimi masiv i vajit të palmës që nga viti 2024 dhe 2025, është trefishuar nga vitet paraprake”.

Cila shoqatë ju ka alarmu, u pyet Muja në Pressing.

“Shoqata e prodhuesve të qumështit”, tha Muja.

Go to TOP