Java nis me diell, riga lokale në fillim të javës – temperaturat deri në 30°C në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 6-10 korrik 2026 duke bërë të ditur se vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta. Të hënën dhe të martën priten riga të izoluara shiu në disa zona, ndërsa pjesa tjetër e javës do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për vazhdimin e korrje-shirjeve të grurit. Megjithatë, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, veçanërisht për kulturat perimore dhe sipërfaqet me lagështi të ulët, pasi reshjet e lehta nuk do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve.

Edhe kushtet biometeorologjike vlerësohen të favorshme për shumicën e qytetarëve, ndërsa rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell gjatë orëve me rrezatim më të lartë UV. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)08.07.202609.07.202610.07.2026
Temp. Min. 0C  Temp.Max 0C    Temp. Min. 0C  Temp.Max 0CTemp. Min. 0C  Temp.Max 0C
Prishtinë1328          12261128
Pejë132812261128
Prizren142913271229
Gjakovë142913271229
Istog142913271229
Junik132812261128
Dragash10261024825
Ferizaj122711251127
Gjilan122711251127
Kamenicë112811261128
Besianë112711251127
Mitrovicë122712251127
Malishevë122812261228

Go to TOP