Egjipti mund Australinë dhe avancon më tej në Botëror

Egjipti është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi eliminoi Australinë, me rezultat 4-2, pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe lojë në vazhdime u mbyll baras 1-1.

Egjipti kaloi në epërsi që në minutën e 13-të, kur Ashour realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Australia reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 55-të, pas një autogoli të Hany, i cili devijoi topin në portën e tij.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi dhe çështja e kualifikimit do të vendoset në vazhdime.

Gola nuk kishte as 30 minutat shtesë, kështu që nga pika e bardhë më të saktë ishin futbollistët e Egjiptit duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-2 dhe duke prekur 1/8 e finales së këtij Botërori që tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

Go to TOP