Spanja “demolon” Austrinë, niset për çerekfinale

Spanja ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Los Angeles përballë Austrisë me rezultatin 3-0 në raundin e 1/16-ave të Botërorit, teksa avancon më tej në turneun më të rëndësishëm në futbollit.

Takimi i luajtur në “SoFi Stadium” nisi me ritëm të lartë nga të besuarit e De La Fuentes, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 36’ me anë të Oyarzabal, i cili finalizoi në mënyrën e duhur një asist të Cucurellës.

“La Rojat” e menaxhuan mirë pjesën e dytë, teksa goli i sigurisë erdhi në minutën e 66’ nga Pedro Porro me kokë.

Por festa nuk mbaroi këtu, pasi në fund, ishte sërish Oyarzabal, që për të dytën herë nga një asist i Cucurellës, shënoi edhe golin e tretë për kampionët e Europë në fuqi.

Kështu Spanja avancon më tej në fazën e 1/8-ave, aty ku do të ndeshet me fituesin e Portugali-Kroaci, ndërsa Austria i jep këtu fund ëndrrës në Botëror.

REZULTATI:

Spanjë 3-0 Austri

Oyarzabal 36′, 89′, Porro 66′


Go to TOP