Rama shpall 4 Korrikun 2026 “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur zyrtarisht 4 Korrikun 2026 si “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”, në nder të 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën zyrtare, Rama thekson se miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është një nga partneritetet më të forta dhe më të qëndrueshme ndërkombëtare, duke vlerësuar mbështetjen vendimtare të popullit dhe institucioneve amerikane në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.

Me këtë rast, ai u bën thirrje qytetarëve, institucioneve, organizatave arsimore, bizneseve dhe grupeve të komunitetit që t’i bashkohen festimit të kësaj dite, si shenjë e mirënjohjes dhe e forcimit të lidhjeve ndërmjet Prishtinës, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata mban datën 2 korrik 2026 dhe është nënshkruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. /Kosova.info/

Go to TOP