`Shards of the Heart` sjell në Prishtinë rrëfime për migrimin e integrimin

Në Europe House në Prishtinë është hapur ekspozita fotografike “Shards of the Heart”, e realizuar nga fotografja ukrainase Tamila Lissner, e cila sjell histori personale mbi migrimin, përkatësinë dhe procesin e integrimit përmes fotografisë dhe rrëfimeve të personave që kanë rindërtuar jetën e tyre në Kosovë.

Ekspozita është organizuar në bashkëpunim ndërmjet JRS Kosovo, HeartHome International Community dhe Ukrainian Kosovo Association “Bridges of Friendship”.

Organizatorët theksojnë se hapësira të tilla janë të rëndësishme pasi u japin zë përvojave personale, nxisin mirëkuptim dhe forcojnë lidhjet brenda komunitetit. Sipas tyre, çdo histori e paraqitur në ekspozitë rikujton dimensionin njerëzor të migrimit dhe rrugëtimin drejt një fillimi të ri.

Ekspozita “Shards of the Heart” do të jetë e hapur për publikun deri më 7 korrik 2026, çdo ditë nga ora 09:00 deri në 18:00.

Go to TOP