​Mblidhen përfaqësues të 31 shteteve-pjesë e KFOR-it, ç’diskutoi komandanti Ulutas me ta?

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në një takim ambasadorët, krerët e misioneve dhe Përfaqësuesit e Lartë Kombëtarë nga 31 vendet kontribuese me trupa në misionin e NATO-s në Kosovë.

Në një njoftim bëhet e ditur se takimi u zhvillua në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutash përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për periudhën në vijim”. 

Komandanti i KFOR-it riafirmoi angazhimin e misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, theksohet më tutje në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP