Juliana Nura shfaqet me bark të rrumbullakosur në premierën e projektit të ri “Eagle Queen”

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka mbajtur mbrëmë premierën e reality-show-it të saj të ri “Eagle Queen” në Prive TV. Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe pasi Juliana u shfaq për herë të parë publikisht me bark të rrumbullakosur, duke konfirmuar shtatzëninë.


Në kuadër të premierës, Juliana foli hapur për projektin e ri, përvojën e saj si nënë e vetme, procesin e shtatzënisë me IVF (fertilizim in vitro) dhe sqaroi thashethemet rreth babait të fëmijës. Ajo theksoi se ka zgjedhur të bëhet nënë pa partner dhe foli për “pritjen e ëmbël” që po kalon.


Videoja e promovuar nga Prive TV titullohet “JULI NËNË E VETME: E VËRTETA E BABAIT, SHTATZËNIA ME IVF DHE ‘EAGLE QUEEN’”.


Në përshkrimin e postimit thuhet se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova “flet për projektin, shtatzëninë dhe i vë pikat mbi thashethemet e pritjes së ëmbël”.
“Eagle Queen” shihet si një projekt personal ku Juliana Nura do të ndajë detaje më të thella nga jeta e saj, sfida si nënë e vetme dhe rruga që e ka çuar deri këtu.

Go to TOP