Krasniqi: Nuk kthehet diferencimi ideo-politik, as nuk fshihet humbja pas qasjeve të tilla
Njëri nga themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj diskutimeve që, sipas tij, po bëhen edhe nga zyrtarë të LDK-së lidhur me atë se kush me kë është takuar.
Ai tha se nuk e kishte menduar që një çështje e tillë do të bëhej temë në vitin 2026 duke e krahasuar këtë qasje me diferencimin ideo-politik të viteve ’80.
“Në vitet 80 diferencimi ideo-politik e kishte këtë qasje. Por ne si LDK në vitet 90 e thyem atë qasje policore. Ne kemi ndejtë me njëri tjetrin e kemi bashkëpunuar pavarësisht bindjeve ideologjike. Ka qenë standard”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se nuk duhet të rikthehet diferencimi ideo-politik dhe se humbja nuk mund të fshihet pas qasjeve të tilla.
“Nuk kthehet diferencimi ideo-politik. As nuk fshehet humbja pas qasjeve të tilla”, është shprehur ai. /Kosova.info/
