Ai theu heshtjen. Burra të tjerë morën guxim
Ramadan Nishori për dy dekada jetoi nën ankthin që i shkaktoi krimi i kryer ndaj tij gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1998.
Frika nga stigma dhe paragjykimet e mbajtën të heshtur për vite të tëra – deri në vitin 2025, kur ai vendosi të fliste publikisht dhe u bë burri i parë shqiptar nga Kosova që rrëfeu hapur se kishte qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës.
Por, rrëfimi i tij nuk mbeti vetëm një akt personal kuraje.
Ai u shndërrua në një pikë kthese për të tjerët. /rel/
