Rama: Orkestra e Kryeqytetit, investim në identitetin dhe të ardhmen e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar punën e Orkestrës së Kryeqytetit duke theksuar se themelimi i saj ka qenë një ndër prioritetet e tij që nga marrja e detyrës.
Rama tha se Prishtina është shtëpi e artistëve të jashtëzakonshëm dhe se investimi në art dhe kulturë është investim në identitetin, kreativitetin dhe të ardhmen e qytetit.
“Sot, Orkestra e Kryeqytetit është dëshmi se investimi në art dhe kulturë është investim në identitetin, kreativitetin dhe të ardhmen e qytetit”, ka shkruar ai.
Ai ka përgëzuar gjithashtu dirigjentin Genc Tukiqi dhe Gresa Behluli për punën e tyre duke vlerësuar koncertin e mbajtur në kuadër të ditëve kulturore për nder të çlirimit të Prishtinës.
“Bravo Genci dhe Gresa për punën. Ky koncert i dha vlerë ditëve kulturore për nder të çlirimit të Prishtinës”, u shpreh Rama. /Kosova.info/
