Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Sot u konstituua Këshilli Drejtues i Aleancës duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.

Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin gjatë procesit zgjedhor.

Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm për zhvillimin dhe fuqizimin e Aleancës.

“Në vazhdim të procesit të konsolidimit, u njoftua se Këshillit Drejtues së shpejti do t’i propozohet edhe Kryesia e re e Aleancës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP