​Kurti e Osmani, “kampionë” të humbjes së votave

Dhjetë kandidatët më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 7 qershorit, janë gati se të njëjtit me ata të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar.

Por, kësaj radhe, që të gjithë kanë marrë më pak vota, madje me dhjetra mija dalllim me votimet paraprake.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që për herë të pestë me radhë doli i pari, kësaj here ka rënie prej afro 80 mijë votash nga dhjetori, kur e theu rekordin me 403,521 sosh. Tani I ka 324,332.

54 mijë vota më pak i ka edhe Glauk Konjufca, që sërish doli i dyti më i votuar – kësaj radhe me 264. 330 vota nga 318,459 sa i kishte herën e kaluar.

Humbje votash ka edhe gruaja që aktualisht po e drejton vendin, si ushtruese e detyrës së presidentes.,

Albulena Haxhiu, mori 165 mijë e 126 vota, mbi 9 mijë më pak se në dhjetor kur I mori 174,456 sosh.Hekuran Murati renditet sërish i katërti me 137 mijë e 810 vota, por me afro 34 mijë vota më pak.

21 mijë vota më pak i mori edhe Donika Gërvalla-Schëarz që sërish doli si e pesta me 131 mijë e 841 vota. 6 muaj më parë I mori 153,271 Vota

Nga partitë e tjera, më i votuari është Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës me 126 mijë e 936 vota, i renditur i gjashti në nivel vendi. Por, që i bie të ketë humbur përkrahjen e gati 35 mijë qytetarëve.29 mijë qytetarë më pak e votuan edhe Xhelal Sveçlën që në dhjetor kishte 138,423 Vota e tash 109 mijë e 263.

Brenda dhjetëshes së më të votuarve, si e teta radhitet edhe presidentja e deritanishme e Kosovës, Vjosa Osmani, por që mund të konsiderohet si humbësja më e madhe e përkrahjes qytetare kur krahasohet me vitin 2021, si herë të fundit kur kërkoi vota në zgjedhje. Atëbotë i mori 300.756 vota, që ishin 208 mijë më shumë se tash kur I mori vetëm 92 mijë e 234 vota.

Edhe Ejup Maqedonci dhe Avni Dehari që e kompletojnë dhjetëshen, kanë marrë nga 8 mijë, përkatësisht 18 mijë vota më pak.Diku 4 mijë qytetarë më pak e votuan kësaj radhe edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun që morti 83 mijë e 892 vota për dallim nga 88,207 në dhjetor.

Go to TOP