KQZ vendos rinumërimin e 185 vendvotimeve
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 185 vendvotimeve të rregullta, që përbëjnë 7.41% të totalit.
Sipas tij, procesi i rinumërimit pritet të nisë më 18 qershor në mëngjes.
Kjo masë, sipas KQZ-së, është marrë për të adresuar parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të numërimit dhe për të siguruar saktësinë e rezultateve.
Pas përfundimit të afatit ligjor 48-orësh për ankesa, në mungesë të tyre do të procedohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa në rast ankesash do të pritet vendimmarrja e institucioneve përkatëse.
“Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.
