Përfundon numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit
Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është përmbyllur dhe është konfirmuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13% të votave dhe 53 ulëse në Kuvend, duke u renditur si subjekti i parë.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44% dhe 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% dhe 18 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74% dhe 7 mandate.
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit është mbyllur, ndërsa pritet rinumërimi i rreth 8% të kutive të votimit. Në Kuvendin e ri, VV ka 53 deputetë, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7.
