​Sulm gjatë detyrës zyrtare, lëndohet një polic në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatime Xhaka”, ku i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet për trajtim në repartin psikiatrik.

Go to TOP