BKK shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitën `KFOR and Kosova +25`

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”, e organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me organizatën Heartstone.

Përmes objektivit të fotografit dokumentar britanik Nick Sidle, ekspozita sjell një rrëfim të ndjeshëm dhe autentik mbi Kosovën e viteve të para pas luftës.

Fotografitë dokumentojnë jo vetëm angazhimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe jetën e përditshme, sfidat, shpresat dhe përvojat e qytetarëve që nisën rrugëtimin e rindërtimit dhe të së ardhmes.

E prezantuar për herë të parë në vitin 2001 dhe e rikthyer sot pas 25 vjetëve, në një formë të restauruar dhe të zgjeruar, kjo ekspozitë fton publikun të reflektojë mbi rëndësinë e paqes, kujtesës kolektive dhe bashkëjetesës. /Kosova.info/

Go to TOP