Murseli: Mbi 10 mijë vota pas vetëm 10 ditësh fushatë, falënderon qytetarët për besimin

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numër 68, Gentrit Murseli, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhje duke bërë të ditur se ka siguruar mbi 10 mijë vota pas vetëm 10 ditësh fushatë.

Përmes një reagimi publik, Murseli e cilësoi besimin e marrë nga qytetarët si nderin më të madh të jetës së tij dhe një përgjegjësi të madhe që do ta mbajë me përkushtim.

“Vetëm 10 ditë fushatë, mbi 10.000 vota! Të dashur qytetarë, besimi që ma dhatë është nderi më i madh i jetës sime dhe përgjegjësia më e shenjtë që do ta mbaj mbi supe”, ka shkruar ai.

Murseli theksoi se, pavarësisht rezultatit përfundimtar, do të vazhdojë të angazhohet me ndershmëri dhe përgjegjësi duke u zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve.

Ai e përmbylli mesazhin e tij me një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë procesit zgjedhor. /Kosova.info/

Go to TOP