Panairi dhe Takimet B2B 2026 bashkojnë bizneset shqiptare në Lucernë

Më 13 qershor 2026, në Lucernë të Zvicrës, Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare organizon Panairin dhe Takimet B2B 2026, një ngjarje që bashkon sipërmarrës, kompani dhe profesionistë shqiptarë nga Zvicra, diaspora dhe trojet shqiptare.

Ky aktivitet synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi, të forcojë lidhjet ndërmjet bizneseve shqiptare dhe të ofrojë mundësi konkrete për zgjerimin e rrjeteve profesionale. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të zhvillojnë takime B2B dhe të eksplorojnë partneritete të reja në një mjedis profesional dhe dinamik.

Programi do të nisë në orën 10:00 me sesione networking-u, takime biznesore dhe prezantime të kompanive pjesëmarrëse.

Panairi dhe Konferenca B2B në Lucernë pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të biznesit shqiptar në diasporë, duke krijuar hapësira të reja për bashkëpunime strategjike, zhvillim ekonomik dhe prezencë më të fortë në tregjet ndërkombëtare.

Go to TOP