Gruda: Refuzimi i gazit amerikan nga Albin Kurti është rrezik kombëtar për Kosovën

Përparim Gruda ka deklaruar se PDK-ja nuk përjashton asnjë parti nga
negociatat për formimin e institucioneve, por e konsideron qëndrimin
ndaj gazit amerikan një “vijë të kuqe”.


Në Debat Plus, ai tha se partia e tij ka dallime të mëdha me Lëvizjen Vetëvendosje.


Sipas Grudës, refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Albin Kurti “është rrezik kombëtar për Kosovën”.


“Nëse bëhet fjalë për një qeveri që e refuzon gazin amerikan, unë
mendoj që është një koalicion i pamundur, por nuk e përjashtoj si
negocim”, deklaroi ai.


Gruda shtoi se kjo çështje lidhet jo vetëm me ekonominë, por edhe me orientimin strategjik të Kosovës.

Go to TOP