ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për të dytën ditë radhazi

ShBA-të dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme për të dytën ditë radhazi, duke e tensionuar më tej armëpushimin tashmë të paqëndrueshëm të arritur midis dy vendeve në prill.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se kishte përfunduar një valë “sulmesh vetëmbrojtëse” që synonin qendrat ushtarake, të mbikëqyrjes dhe të radarëve në Iranin jugor, raporton BBC

Sulmi erdhi disa orë pasi presidenti Donald Trump u zotua se forcat amerikane do ta godisnin Iranin “fort” dhe se Teheranit i ishte dashur “shumë kohë për të arritur një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës përgjithmonë.

Go to TOP