Letrat në Forumin Ekonomik të Vjenës: Siguria juridike dhe administrative, çelësi për tërheqjen e
Republika e Kosovës, me përkrahjen e aleatit të saj të përhershëm, Austrisë, ka shënuar mbarëvajtjen e Forumit Ekonomik të Vjenës në kryeqytetin austriak.
Kjo ngjarje bëri bashkë investitorë të shumtë nga Evropa dhe Azia, të cilët patën rastin të njihen nga afër me potencialin, reformat dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Gjatë forumit u prezantuan të dhëna inkurajuese për progresin e viteve të fundit, ku u veçua rritja e theksuar e eksporteve dhe e investimeve të huaja direkte si përqindje e Bruto Produktit Vendor (BPV), indikatorë këta që dëshmojnë konsolidimin e një mjedisi dinamik biznesi përmes parqeve industriale dhe teknologjike.
Pjesëmarrësit vlerësuan prezantimin objektiv dhe dinjitoz të potencialeve ekonomike nga ana e znj. Mimoza Kusari-Lila, si dhe profesionalizmin e moderatorit të forumit, z. Kujtim Dobruna, i cili u kujdes që ky aktivitet të ofronte një përvojë plotësisht të balancuar, gjithëpërfshirëse dhe produktive për të gjitha palët e pranishme.
Pjesë e këtij forumi të rëndësishëm ishte edhe Kristijan Ramaj, themelues i kompanisë së njohur kosovare “Letrat”. Nën moton “Fqinji juaj”, përfaqësuesit e kompanisë zhvilluan takime dhe bashkëbisedime të afërta me udhëheqës të korporatave të mëdha botërore si Vienna Insurance Group AG, OMV Austria, Siemens Mobility Austria GmbH, enso GmbH, Freshfields Rechtsanwälte, si dhe me përfaqësues të Dhomës Ekonomike Federale të Austrisë (WKO), Kancelarisë Federale dhe ministrive austriake të linjës. Po ashtu, interesim i lartë u shpërfaq edhe nga organizatat ndërkombëtare financiare si Grupi i Bankës Evropiane për Investime (EIB), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupi i Bankës Botërore.
Nga këndvështrimi profesional i kompanisë “Letrat”, ky forum rikonfirmon se progresi ekonomik ecën gjithmonë paralelisht me sigurinë juridike.
“Qëllimi ynë është të jemi pranë aleatëve strategjikë të interesuar për të investuar në Kosovë. Ne synojmë t’u lehtësojmë atyre qasjen në tregun tonë duke u kujdesur plotësisht për pjesën ligjore, tatimore dhe administrative (letrat / paperwork), gjë që u ofron klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë potencialë stabilitetin e kërkuar,” u shpreh themeluesi i kompanisë, Kristijan Ramaj.
Në përmbyllje të forumit u ritheksua se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë mbeten çelësi kryesor që hap dyert e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Kosova.info/
