Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump

Irani ka lëshuar valë të shumta raketash në Izraelin verior. Garda e Korpusit Revolucionar Islamik (IRGC) e Iranit thotë se ky është “fillimi i një jave të plotë sulmesh të vazhdueshme”. Por, ushtria izraelite thotë se po punon për të neutralizuar kërcënimet ndërsa sirenat u dëgjuan në “disa zona në të gjithë vendin”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kishin paralajmëruar se po “përgatiteshin për sulme të mundshëme” pasi Izraeli goditi kryeqytetin libanez Bejrut më herët të dielën, veprim ky që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte “në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut në territorin izraelit”.

Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump është informuar për sulmet, konfirmon Shtëpia e Bardhë për Fox News që raporton gjithashtu se ai i ka kërkuar Iranit të ndalojë dhe të . Kthehet në tryezën e bisedimeve.

Por, Mediat iraniane raportojnë se Komandanti i Forcave të Hapësirës ajrore i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Majid Mousavi, ka thënë se “premtimi është përmbushur”, pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, postoi një foto të flamujve të Republikës Islamike dhe Libanit në X menjëherë pas fillimit të sulmeve të sotshme.

Më heret gjatë ditës, Deputeti i Parlamentit të Iranit, Ebrahim Rezaei, ishte zotuar për një “përgjigje të dhimbshme dhe vendimtare” ndaj sulmeve të Izraelit në Liban.

Reagon Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit.

Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump përcolli këtë mesazh për Iranin:

“I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo”, tha presidenti amerikan.

“Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie”, shtoi ai.

Go to TOP