17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga procesi i votimit sot
Pesë persona janë ndaluar, ndërkaq dymbëdhjetë janë liruar në procedurë të rregullt nga shtatëmbëdhjetë raste me elemente të veprave penale kundër të drejtave të votimit.
“Në Prishtinë kemi 4 raste, në Prizren kemi 6 raste, në Pejë 2 raste, në Ferizaj 3 raste dhe në Mitrovicë veri kemi 2 raste. Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona të liruar në procedurë të rregullt”, njofton Prokurori i Shtetit.
Ata kanë njoftuar se mbi 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit. /Kosova.info/
