Votimi në Bruksel u bë në dy vendvotime

Shtetasit e Kosovës që jetojnë në Belgjikë sot kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, e cila hapi dyert që nga ora 07:00 e mëngjesit.

Në këtë ambasadë ishin 2 vendvotime dhe ishte i vetmi vend ku qytetarët mund të votonin pavarësisht qytetit ku jetojnë.

Disa prej qytetarëve thanë se për herë të parë votuan për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. 

Go to TOP