Kurti flet për grante dhe subvencione “me meritë”

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tubimit përmbyllës elektoral, bëri deklaratë që bie në kontrast enorm me atë çka kishte raportuar Nacionale për ndarjen e granteve nga institucionet e udhëhequra nga pushteti.

“Tash subvencionet dhe grantet merrem me meritë”, tha Kurtit gjatë tubimti përmbyllës.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen në kohën kur janë ngritur dyshime serioze për mënyrën se si janë ndarë grantet në Ministrinë e Bujqësisë, të drejtuar në atë kohë nga Faton Peci.

Kujtojmë se gjithsej 200 mijë euro grante – 100 mijë për vëllain dhe 100 mijë për dajën – iu ndanë familjarëve të deputetes së pushtetit, Fitore Pacolli, nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci.

Go to TOP