Hadergjonaj nga tubimi përmbyllës në Prishtinë: Më 7 qershor ta kurorëzojmë rrugëtimin me fitore

Kandidati për deputet nga LDK-ja me numër 22, Fadil Hadergjonaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë fushatës zgjedhore, pas pjesëmarrjes në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë.

Hadergjonaj tha se kryeqyteti ishte “zemra e fitores” duke vlerësuar energjinë dhe mobilizimin e qytetarëve që, sipas tij, besojnë në ndryshim, zhvillim dhe qeverisje me përgjegjësi.

“Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen, energjinë dhe besimin e treguar gjatë gjithë kësaj rruge. Ky besim është obligimi ynë më i madh për të punuar me ndershmëri dhe përkushtim për Kosovën”, ka shkruar ai.

Tutje, kandidati i LDK-së u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor ta kurorëzojnë këtë rrugëtim me një fitore të madhe qytetare duke theksuar se Kosova ka nevojë për vizion, stabilitet dhe zhvillim.

“Bashkë ia dalim”, ka përfunduar Hadergjonaj në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve. /Kosova.info/

Go to TOP