Kuçi: Të dielën votoni për ndryshim, e djathta është bashkuar rreth LDK-së
Kandidati për deputet i LDK-së me numër 47, Blerim Kuçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës duke theksuar se vota e secilit është vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Kuçi tha se askush nuk duhet t’ua lërë të tjerëve në dorë vendimmarrjen për familjen, shtëpinë dhe vendin e tyre.
Ai falënderoi mbështetësit, aktivistët dhe qytetarët që, sipas tij, po mobilizohen për ndryshim duke e cilësuar energjinë në terren si dëshmi të kërkesës për rikthimin e normalitetit në vend.
Kuçi vlerësoi gjithashtu bashkimin e forcave të djathta rreth LDK-së duke thënë se ky bashkim e bën këtë subjekt më të fortë dhe më të qartë në vizionin e tij politik.
“Ju ftoj për pjesëmarrje masive në votim. Të dielën, dilni. Votoni për ndryshim. Votoni për të djathtën që bashkon”, ka deklaruar Kuçi. /Kosova.info/
