Vizita në Prishtinë, Costa vazhdon takimet me përfaqësues të partive politike

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë është duke zhvilluar një takim me kreun e Aleancës, Ardian Gjini.

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të partive politike në vend, sipas gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ai ka zhvilluar një të tillë edhe me nënkryetaren e partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Paraprakisht, Costa ka pritur në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë, kandidaten për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kreun e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku i cili garon në zgjedhjet e së dielës për postin e kryeministrit.

Go to TOP