Salih Murat bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan

Politikani turk në Maqedoninë e Veriut, Salih Murat, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Përmes një postimi, Murat tha se ditë më parë i kishte përcjellë urimet e tij presidentit turk me rastin e lindjes së nipit të tij, ndërsa sot kanë zhvilluar edhe një bisedë telefonike.

Ai e falënderoi Erdoğanin për telefonatën dhe bisedën miqësore, duke i uruar atij dhe familjes së tij shëndet, paqe dhe lumturi.

Murat shprehu gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.

“Uroj që marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë të forcohen edhe më tej”, ka shkruar ai.

Go to TOP