“Plaketa e Artë” për Driton Kukën – trajnerin që ngriti Kosovën në majat botërore të xhudos
Kryemjeshtri Driton Kuka ka marrë një tjetër vlerësim të madh ndërkombëtar duke u nderuar me çmimin prestigjioz “Plaketa e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi.
Ceremonia u mbajt në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku çmimi iu dorëzua nga Prof. Duško Bjelica dhe Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë, Batrić Marković. Në një atmosferë miqësore, Kuka së bashku me xhudistët dhe stafin e Federata e Xhudos e Kosovës mirëpritën delegacionin nga Mali i Zi në “shtëpinë e kampionëve”.
Ky çmim i është ndarë trajnerit të artë të Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar, promovimin e xhudos dhe për një karrierë të ndërtuar mbi përkushtim, vizion dhe suksese historike.
Driton Kuka mbetet figura kyçe që e shndërroi Kosovën në një fuqi botërore të xhudos duke bërë që flamuri i vendit të valojë krenar në arenat më prestigjioze ndërkombëtare.
Urime Kryemjeshtër! 🥋🇽🇰 /Kosova.info/
