Kuçi: Bashkimi është forca jonë – me ekipin drejt një Kosove që zhvillohet

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 47, Blerim Kuçi, ka bërë thirrje për bashkim dhe mobilizim qytetar në funksion të zhvillimit të vendit.

Përmes një mesazhi publik, Kuçi theksoi se forca e tyre nuk qëndron te një individ, por te uniteti dhe bashkëpunimi i përbashkët. Ai nënvizoi se në këtë rrugëtim po ecin së bashku me Nexhat Ramadanin, Selman Kolgecin, Albena Reshitaj dhe Besim Kodrën duke e konsideruar këtë ekip si një garanci për përfaqësim më të fuqishëm.

“Zëri im në Kuvendin e Kosovës do të jetë më i fuqishëm bashkë me ta”, u shpreh Kuçi.

Ai shtoi se synimi i tyre është ndërtimi i një Kosove që punon, zhvillohet dhe bashkon qytetarët duke ftuar mbështetësit të rreshtohen pas vizionit të LDK-së.

Fushata e LDK-së po vazhdon me moton “BASHKOHU”, ndërsa kandidatët po intensifikojnë aktivitetet në terren në prag të zgjedhjeve. /Kosova.info/


Go to TOP