Ajax shpëton sezonin, siguron kualifikimin në Conference League

Ajax ka shmangur një dështim të madh sezonal pasi ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Conference League, duke mposhtur me penallti Utrecht në finalen e “play-off” të zhvilluar në Volendam.

Skuadra nga Amsterdami kishte mposhtur më parë Groningen me rezultat 2:0 në gjysmëfinale, ndërsa Utrecht kishte kaluar Heerenveen pas fitores 3:2.

Ndeshja finale ka qenë e luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi. Utrecht ka rrezikuar i pari përmes Mike van der Hoorn, por tentativa e tij ka kaluar pranë portës. Edhe Ajax ka krijuar raste, por pjesa e parë është mbyllur pa gola.

Në vazhdime, Ajax ka kaluar në epërsi në minutën e nëntëdhjetë e gjashtë me kapitenin Davy Klaassen, i cili ka shfrytëzuar një top të mbetur pas një këndore dhe ka realizuar për 1:0.

Megjithatë, Utrecht ka reaguar shpejt në fillim të pjesës së dytë të vazhdimeve, kur Gjivai Zechiel e ka barazuar rezultatin.

Fituesi është vendosur vetëm pas penalltive. Ish-sulmuesi i Ajax, Sebastien Haller, ka humbur penalltinë për Utrecht, ndërsa portieri Maarten Paes është bërë heroi i Ajax me pritje vendimtare.

Në fund, Ajax e ka siguruar një vend në raundin e dytë kualifikues të Conference League, duke shmangur mungesën nga garat evropiane për herë të parë që nga sezoni 1989/90.

Go to TOP